Zgjedhje të parakohshme? Deputetja e PS-së: Situata s’është normale

Deputetja e PS, Elona Gjebrea, thotë se qeveria dhe parlamenti janë duke vazhduar punën. Edhe pse pranon se situata nuk është normale, Gjebrea në ”Ora News”, thotë se Shqipëria nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme.

Pyetje: Zgjedhjet e parakohshme i konsideron mazhoranca në këtë moment si një mundësi për të tejkaluar ngërçin?

Jo, ne nuk mendojmë që Shqipëria duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. Ne jemi duke vazhduar punën. Sigurisht është një situatë anormale edhe një situatë e pa ndodhur më parë. Për fatin tonë të keq e ndodhur jo nga ana e mazhorancës por nga ana e opozitës. Fakti që ne kemi tashmë opozitë brenda parlamentit na mundëson që të kemi një parlament që po përpiqet të bëjë të gjitha detyrat ashtu siç duhet.