VIDEO/ Gruaja debaton me policin në Tiranë: Mos më prek, po shkelni Shqipërinë me këmbë

Policia ndërhyn me dhunë te Unaza e Re, “Astir”

Një grua është përplasur me punonjësin e policisë tek sheshi “Skënderbej”. Në një video të mbërritur në Faxweb.al qytetarja duket mjaft e irrituar. Qytetarja i bërtet policit dhe i kërkon që ta lërë të qetë.

Sipas saj, sot Shqipëria po shkelet me këmbë, ndërsa iu kërkon qytetarëve të tjerë që të mos e lejojnë më një gjë të tillë.

“Është turp edhe për ty, edhe për mua që të shkelet Shqipëria me këmbë. Greqia, Serbia, kush është kjo hartë? E grekut, e serbit, është harta ime, është shtëpia ime, është Shqipëria ime. Nuk ka burra këtu që të shkelin Shqipërinë. Mos më prek. Mu largo. Ku jeni more vëllezër, ku jeni moj motra? Paskeni mbaruar? Po ju shkelin Shqipërinë me këmbë. Çfarë paskan bërë kështu?”, dëgjohet gruaja në video.

Më pas ajo tërheq karrigen e nervozuar.