United bën lëvizjen e parë, nis kontaktet me 19-vjeçarin norvegjez

Erling Braut Haaland i ka befasuarr të gjithë me një fillim sezoni në nivel europian: norvegjezi ka shënuar 7 gola në 4 ndeshje, duke bërë edhe më mirë se Robert Lewandowski. 19 vjecari po udhëheq Salzburg që ëndërron një kualifikim përtej fazës së grupeve: austriakët janë përpara Genk e ndjekin Napoli (8) e Liverpool (9). Ky mund të jetë sezoni i duhur sepse me shumë mundësi tjetrin Håland nuk do të jetë.

 

Sipas asaj që bën të ditur “The Athletic”, i ati i Erling, Alf-Inge, me një të shkuar si futbollist i Leeds e Manchester City, është parë në qendrën stërvitore të Carrington. Një burim pranë klubit ka informuar gazetën se i ati i Haland ka vizituar fushën në të cilën Manchester United stërvitet fort për tu kthyer në nivele të larta. G, Ole Gunnar Solskjaer i ka dërguar zbuluesin e tij “personal” Simon Wells, për të ndjekur sulmuesin.

Këtë vit Haaland ka shënuar 26 gola në 18 prezenca në të gjithë kompeticionet me Salzburg, mes të cilave edhe një tregolësh kundër Genk në shtator. Në garë për të janë edhe Real Madrid e Barcelona, Juventus dhe Bayern Mynih.