Teza e re e Shakohoxhës: Kosova mund të ketë një fanellë me ngjyrat kuq e zi

Komentatori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, ka hedhur një tezë të re për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Shakohoxha deklaroi se asgjë nuk e pengon Kosovën të ketë fanella me ngjyra kombëtare, kuq e zi.

Sipas komentatorit, edhe Shqipëria fanellat e treta i ka të bardha, ngjyrë e cila nuk i korrespondon aspak me ato të flamurit tonë kombëtar.

Ai tha: 

Kosova mund të ketë një fanellë me ngjyra kuq e zi. Pse të mos ketë një fanellë të tretë përshembull me këto ngjyra.  Nuk është ligj që të ketë ngjyrat e flamurit edhe fanella. Shqipëria ka ngjyrat kuq e zi të flamurit por fanellat e treta i ka ngjyrat e bardha. Çfarë na lidh ne me ato ngjyra?”

Ndër të tjera Shakohoxha theksoi se shqiptarët duhet të mbështesin Kosovën për t’u kualifikuar në “Euro 2020”.

Komentatori shtoi:

Të shkojmë në Shkup në mars dhe të mbushim ulëset, të mposhtim Maqedoninë.”

Kujtojmë që Kosova nuk mundi dot të kualifikohej për në “Euro 2020” në fazën në grupe, pasi u mposht nga çekët në Pragë me rezultatin 2-1.

Megjithatë, ëndrra për kualifikimin e “dardanëve” në kampionatin europian ende vazhdon, pasi dolën të parët në grupin e tyre në Ligën e Kombeve.

Ata do të ndeshen në muajin mars të vitit 2020 ndaj Maqedonisë në Play-Off e Ligës së Kombeve. Nëse mposhtin maqedonasit, “dardanët” do të luajnë me fituesin e ndeshjes Bjellorusi-Gjeorgji. Fituesi i kësaj sfide do të marrë pjesë në “Euro 2020”.