Si t’i motivojmë punonjësit që të punojnë më shumë se ç’duhet?!

Studime të ndryshme, kanë treguar se kur punonjësit janë të gatshëm të shkojnë përtej roleve të tyre zyrtare duke ndihmuar kolegët vullnetarisht për të bërë detyra të veçanta, duke prezantuar ide të reja dhe praktika pune, duke marrë pjesë në takime jo të detyrueshme, duke shpenzuar orë shtesë për të përfunduar projekte të rëndësishme, kompanitë e tyre janë më efikase dhe efektive. Si rezultat, një detyrë kritike për menaxherët e suksesshëm është të motivojnë punonjësit e tyre që të përfshihen në këto lloj sjelljesh.

Ndërsa punonjësit janë ata që do të krijojnë sjelljen e tyre të qytetarisë, në mënyrë ideale, ata do të marrin parasysh jo vetëm nevojat e tyre, por ato të menaxherit dhe kolegëve. Për këtë arsye, duhet që menaxherët të bëjnë të qartë për punonjësit e tyre se cilat lloje të sjelljeve të qytetarisë janë më të rëndësishme për grupin e tyre të punës. Punonjësit gjithashtu duhet të jenë bashkëpunues me menaxherët e tyre, për t’u bërë të qartë se cilat janë pikat e forta, motivet dhe pasionet e tyre.

Megjithëse, zhvillimi i qytetarisë tek punonjësit është një ide e re, studimet paraprake tregojnë se nga kjo lloj sjelljeje përfitojnë njëlloj si punonjësit ashtu edhe menaxherët. Kjo pasi, në këtë mënyrë punonjësit nuk ndjehen të detyruar të bëjnë punë të cilat nuk dëshirojnë t’i kryejnë por edhe menaxherët janë më të qetë pasi secili prej punonjësve të tij jep maksimumin e tij në punë, duke mos menduar për orët shtesë që qëndron, apo punët vullnetare që kryen.

Së dyti, punonjësit që janë në gjendje të angazhohen në sjellje qytetarie dhe i përkasin pikave të forta dhe pasioneve të tyre, ndjehen më pak të stresuar dhe të lodhur nga mbingarkesa në punë. m Duke kuptuar se jo të gjithë punonjësit janë njëlloj, dhe duke lejuar punonjësit të përshtatin mendësinë e tyre për t’u përshtatur interesave dhe talenteve të tyre unike, menaxherët mund të rritin njëkohësisht mirëqenien e punonjësve dhe produktivitetin e grupit të punës.

Përfundimi është se përpjekjet e menaxherëve dhe të punonjësve për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre në punë, nuk duhet të ndalet aty ku përfundon përshkrimi zyrtar i punës.

SCAN