Qëlloi me armë makinën e xhaxhait, arrestohet i riu në Pezë

Policia ka vënë në pranga në 20-vjeçar, i cili pas konfliktit për motive pronësie ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së xhaxhait të tij.

Policia njofton se konflikti ka ndodhur në datën 15 nëntor, ndërsa i arrestuari është shtetasi E. S., 20 vjeç, banues në Maknor, Pezë.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15.11.2019, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale mësohet se është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën është kryer qitja.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasit E. S.