PPP-të nuk përfshihen në borxh, Denaj: Edhe detyrimet e prapambetura llogariten të ndara

Kontratat e partneritetit publik privat dhe detyrimet e prapambetura që ka qeveria kundrejt palëve të treta, nuk përfshihen në shifrën e borxhit publik të targetuar për vitin e ardhshëm në 62.2 për qind, si dhe nuk janë pjesë e llogaritjes së defiçitit buxhetor të parashikuar 1.6 për qind. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, iu është përgjigjur pyetjeve deputetëve të opozitës në komisionin e ekonomisë, duke argumentuar se këto të dhëna përpunohen të ndara nga këto dy tregues.

Ndërkaq, kreu i komisionit të Ekonomisë, ka kërkuar nga Ministria e Financave që të jetë e kujdesshme gjatë kësaj kohë që borxhi koncesionar do fillojë të reduktohet.

Qeveria parashikon rënie të borxhit publik dhe defiçitit buxhetor gjatë vitit 2020, ndërsa KLSH kërkuar që në të të përllogariten detyrimet kontraktuale dhe ato të prapambetura.