Përsëritet historia e “14 vjeç dhëndër”

Pamjet e Marigosë së filmit “14 vjeç dhëndër” janë shfaqur në Argjentinë.

Por kësaj here, shtatzënia e rreme në vend të jastëkut bosh ishte kamufluar me 4 kg marijuanë. Lënda narkotike ju gjet një 34-vjeçareje, e cila u shtir sikur ishte shtatzënë ndërsa po udhëtonte me autobus afër kufirit të Kilit.

Ajo po shkonte drejt Mendozas në Santa Cruz së bashku me bashkëshortin kur u pikasën në pikën e kontrollit.

Sipas policisë, agjentët hynë në autobus dhe vunë re se gruaja mbante një çantë të madhe të zezë në prehër.

Pas kontrollit gjetën 2 pako marijuanë dhe oficerët e nxorën jashtë së bashku me bashkëshortin. Gjatë kontrollit të dytë, gruaja i tha policëve se ishte shtatzënë por u alarmuan kur vunë re një lëvizje të çuditshme në zonën e saj të barkut.

Pas kontrollit të gruas, policët zbuluan një objekt të madh të ngjitur në bark, ku gjetën edhe 15 pako me kokainë të mbështjella me plastikë.

Çifti i bashkëshortëve janë arrestuar.