“Nëse u jepni pushtet grave, mund të ndryshoni botën”

Ajo e filloi karrierën e aktrimit në vitin 1981 së pari në role të vogla. Tutje, Ryan vazhdoi me role tjera nëpër filma gjatë mesit të viteve ’80 si Top Gun.

Si një yll i filmave, Meg Ryan tashmë njihet në mbarë botën.

Megjithatë, atë e ka përcjellë një jetë private jo fort e qëndrueshme. Ajo pas një martese 10-vjecare, pati një flirt me Russel Crowe dhe pastaj një histori të gjatë 4-vjecare me rokerin e njohur amerikan John Mellencamp me të cilin ka pasur ulje-ngritje të shumta.

KultPlus jua sjellë dy thënie të famshme të aktores:

“Nëse u jepni pushtet grave, mund të ndryshoni botën”

“Im atë thotë se pothuajse e gjithë bota fle. Flenë ata që njeh, flenë ata që shikon, flenë ata me të cilët flet. Vetëm pak njerëz qëndrojnë zgjuar dhe jetojnë në një gjendje mahnitjeje të plotë”.