Ndoka: Rama s’ka rrugë tjetër, mori goditje edhe nga Kosova

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, thotë se kryeministri Edi Rama do të pranojë një kapitullim pa kushte. Ai tha se nuk ka rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij, Rama mori një goditje edhe nga Kosova.

”Unë them se nuk ka rrugë tjetër. Realisht sot edhe vetë Rama nuk ka mundësi tjetër për ta vazhduar qeverisjen, për ta vazhduar aventurën e tij as në raport me raportin me faktorin ndërkombëtar, as në raporton me Bundestagun gjerman, as me integrimin as me Presidentin dhe as me opozitën. Tashmë ka përballë edhe qytetarët, janë disa faktorë të fuqishëm që zoti Rama i ka përballë në aventurën e tij. Duhet të jetë një lëvizje ndoshta e detyrueshme, shtoj kësaj edhe lodhjen e tij mendore, politike, fizike, shëndetësore, pra nuyk mban me, edhe vetë kryeministri Rama do të ketë një dorëzim, një kapitullim pa kushte. Unë shpresoj dhe besoj, që ai të kishte një vendimmarrje të ndërgjegjshme, pra vetë ti jepte një zgjidhje kësaj krize që e ka stimuluar vetë. Kur e kupton që dështon kudo, ai mori një goditje edhe nga Kosova. Ishte një parullë që mbushi gjysmën e stadiumit dhe i kërkonin Ramës dhe Thacit që të heqin dorë nga Kosova”.