Ndarjet e vazove në “Euro 2020”, mund të ketë edhe grupe ferri

19 skuadra deri më tani janë të kualifikuar për në “Euro 2020”, ndërkohë që mbrëmjen e sotme do të zbulohet edhe një skuadër e fundit (mes Uellsit, Hungarisë dhe Sllovakisë).

 

Katër të fundit në përfundim të fazës play off të Ligës së Kombeve (njëra prej tyre mund të jetë Kosova). Është përcaktuar në vija të përgjithshme edhe ndarja e skuadrave në vazot për shortin e finaleve të Euro 2020, por mund të ketë ndonjë ndryshim të vogël në varësi të rezultateve të mbrëmjes.

Në vazon e parë do të jenë: Italia, Belgjika, Anglia, Ukraina dhe Spanja, që i mbyllën kualifikueset si të parat në grupet respektive, ndërsa pritet të mësohet se cili do të jetë emri i fundit në këtë grup, Gjermania apo Holanda.

Në vazon e dytë janë Franca (ose Gjermania) Zvicra, Kroacia, Kroacia, Polonia dhe me shumë mundësi Holanda dhe Austria.

Në vazon e tretë, Rusia, Portugalia, Turqia, Danimarka, Suedia dhe Republika Çeke.

Në vazon e katërt, një mes Hungarisë, Uellsit dhe Sllovakisë, Finlanda dhe katër përfaqësueset që vijnë nga Liga e Kombeve. Gjatë shortit mund të ketë edhe grupe ferri.