Me 40 mijë euro drogë, shqiptarin e fundos një radio e vjetër në makinë

Policia e Bolzanos në Itali, ka vënë në pranga një 39-vjeçar shqiptar. Ai akuzohet për trafikim droge.

Shqiptari u ndalua për një kontroll rutinë në autostradën që përshkon Bolzanon e jugut. Ai u gjet në makinë me 1500 euro, para të cilat nuk kishte si t’i justifikonte.

Ndër të tjera, në automjetin e 39-vjeçarit policia ka gjetur të fshehur edhe një radio regjistrues. Gjithashtu gjatë kontrollit të imtësishëm të makinës së shqiptarit iu gjet edhe një sasi kokaine me vlerë tregu 40 mijë euro.

nstalimi i radios në makinë bëri që policia të ngrinte dyshimet, ndërsa gjatë kontrollit brenda saj u gjet edhe sasia e lëndës narkotike.

Ndonëse nuk bëhet i ditur identiteti i tij, mediat italiane raportojnë se shqiptari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë italiane, pasi ka qenë edhe më parë i arrestuar për krime drogë.