Masa që mjekët i hoqën 23-vjeçarit nga krahët

23-vjeçari nga Rusia, Kiril Tereshin, rrezikonte të vdiste po të mos hiqte muskujt e rremë që kishte vënë në trup. Kirurgët thanë se Kirili kishte injektuar 3 litra nga një lloj xheli me çmim të lirë, i ngjashëm me vazelinën, dhe jo “sintol”, siç kishte deklaruar më parë. ”Bodibillderi” u bund më në fund që t’i nënshtrohet operimit pas një ndëryrjeje nga Alana Mamaeva, një modele e famshme ruse, e cila nisi një fushatë për të mbledhur fonde për operimin e tij, pasi Kirili kishte thënë që nuk kishte para për ta hequr materialin nga krahët. Mjekët thonë që Kirili është shumë me fat që dëmi që i ka shkaktuar ky material nuk i është përhapur në të gjithë trupin.