Lutja e përbashkët, në kishat dhe xhamitë e Shkodrës

Në shumë vende të botës po jetohet me konfliktet fetare por në Shqipëri është ndryshe. Departamenti Amerikan i Shtetit në bashkëpunim me Presidentin e Republikës, zgjodhën Shkodrën si qytetin për të dhënë mesazhin e bashkëjetesës dhe tolerancës. Konferenca “Feja si instrument paqeje” bëri bashkë të gjithë klerin fetar. Kardinali Ernest Troshani, nga qelia e burgut ku u torturua, rrëfeu përndjekjen që regjimi komunist bëri ndaj besimtareve katolik, mysliman dhe ortodoks në Shqipëri. Në vitin 1997, në Shkodër, disa grupe tentuan të krijonin një lufte fetare por klerikët dhanë një shembull të rrallë të bashkimit. Pas vizitave në katedralen ”Shën Shtjefni”, në kishën ortodokse ”Lindja e Krishtit”, në fund, në xhaminë “Ebu Bekker” të qytetit, lidhur dorë për dorë, drejtuesit e kishës katolike, kishës ortodokse dhe myftinisë u luten për paqe dhe mbarësi në Shqipëri.