Padia për Dvoranin: Të sekuestrohen regjistrimet e mbledhjes së KED

Presidenca ka dorëzuar sot kallëzimin penal për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani. Dokumenti voluminoz parashtron gjithë shkeljet që janë bërë nga kreu i KED në procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese që ju dërguan kreut të shtetit.

Në dokumentin e presidencës, Dvorani akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Një pikë e kallëzimit lidhet dhe me vendimmarrjen e KED për listën e kandidatëve. Në padi kërkohet që prokuroria të sekuestrojë urgjentisht regjistrimin audio të mbledhjes së KED.

Presidenca kërkon që këto materiale të sekuestrohen menjëherë, pasi mund të dëmtohen apo manipulohen.

Presidenti i Republikës, i rekomandon organit të akuzës, të sekuestrojë mënjëherë kopje të regjistrimeve nga sistemi i regjistrimit audio për të gjitha mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, prej të cilave do të zbulohen edhe fakte e të dhëna shtesë përtej atyre të parashtruara në këtë kallzim.  Me prioritet në punën tuaj është sekuestrimi i procesverbaleve audio të datave 21 shtator 2019 dhe 9 nëntor 2018 për evituar dëmtimin apo manipulimin e tyre të qëllimshëm”,- thuhet në kallëzimin penal të Presidencës.

Lexoni edhe…