“Grusht i hekurt” ndaj protestuesve. Qeveria bllokon rrjetet sociale

Nuk qetësohet vala e protestës në Iran, pavarësisht masave ekstreme të qeverisë së Teheranit. Sipas gazetave afër Ayatollahut Ali Khamenei, Liderët e protestës së madhe nisur në fundjavën e fundit për rritjen e karburantit në vend mund të dënohen të gjithë me vdekje. Kjo sepse në akuzat ndaj tyre është edhe ajo shumë e rëndë e “Bagi”, që cilëson kryengritjen e armatosur kundër autoriteteve fetare.

Lajmet nga vendi i Lindjes së Mesme vijnë me shumë vonesë dhe janë fragmentare, edhe pse OKB-ja vlerëson se viktimat mund të jenë tashmë dhjetëra, sidomos larg kryeqytetit.

Qeveria iraniane ka vendosur të bllokojë të gjitha rrjetet sociale, për të penguar organizimet masive e protestuesve, dhe ku vendim ka pasoja të rënda, në radhë të parë për trafikun. Në një metropol që tejkalon 10 milionë banorët, bllokimi i aplikacioneve ku prenotohen taksitë si Snapp ose Alopeyk, shumë të përdorura, ose ato të blerjeve online si Digikala po paralizojnë përditshmërinë miliona personave.