Fshiu Kosovën si shtet i pavarur, Berisha: Akt tradhtie kombëtare i Edi Ramës

Pas publikimit nga Edi Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook te nje videoje me hartën e investimeve të qeverisë së tij për furnizimin me ujë, në të cilën shihet harta e Ballkanit e ku Kosova paraqitet si pjesë e territorit të Serbisë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Zografi bis ne nje akt flagrant te tradhetise kombetare fshin Kosoven si shtet i pavarur dhe e paraqet ate si territor te Serbise!

Shikoni harten qe Zografi Bis poston ne Fb e tij”, shprehet Berisha.