FOTO/ Mediat serbe: Prishtina në shok, Rama “zhduku” Kosovën nga harta

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë në “Facebook” një hartë të vendit tonë dhe të Ballkanit, ku mungonte Kosova.

Një gjë e tillë nuk ka kaluar pa u vërejtur si nga funksionarë të lartë në Kosovë, por po ashtu ka rënë edhe në syrin e mediave serbe. Media e Serbisë B92 nënvizon se pas këtij skandali me hartat, “Prishtina është në shok”.

Lidhur me këtë skandal kanë ardhur reagime të shumta. I pari që ka reaguar ka qenë zyrtari i LDK-së, Arben Gashi, i cili ka pyetur Ramën se ku është Kosova. “I padashtun kryeministër, ku është Kosova?”, pyet Gashi.

Po ashtu, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, që tha se ky është një akt i lartë tradhtie. Pas reagimeve, faqja e kryeministrit shqiptar është përditësuar, duke e treguar me një hartë të re, ku paraqitej edhe Kosova.