”Financim i partive 100% nga shteti”, Kaso: Ekspertët nuk e kanë kundërshtuar

Propozimi i opozitës së bashkuar për financim 100% nga fondet publike të partive politike dhe i fushatave zgjedhore, nuk është refuzuar nga ndërkombëtarët. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, pas tryezës së organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore, tha se: ”Ekspertët ndërkombëtarë kanë ilustruar këndvështrimet e tyre lidhur me pikat e dobëta për financimin e partive. Nuk ka pasur asnjë mbyllje të tyre ndaj propozimit tonë për financim 100% nga shteti dhe kriminalizimin e fondeve private”. Përfaqësuesi i PD-së nënvizoi se financimi i partive politike në përgjithësi dhe fushatave zgjedhore në veçanti, është një çështje që kërkon kontributin e të gjitha palëve. Kaso tha se propozimet e opozitës shumë shpejt do të materializohen me një draft.