E rrallë/Të kapur dorë për dore, kreret e besimeve fetare luten për shqiptarët (Video)

Në konferencën “Feja si instrument paqeje” e zhvilluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në bashkëpunim me Presidentin e Republikës, u dha një mesazh i fortë. Pa dallim feje, kreret e besimeve fetare, të kapur dore për dore, shfaqen duke u lutur për shqiptarët. Të pranishëm në këtë video janë: Kardinal Ernes Troshani, Myftiu Muhamed Sytari dhe Monsinjor Angelo Massafra. Një shembull ky i bashkëjetesës fetare në vendin tonë.