“Ç’ndodhi brenda natës në shtëpinë e gjyqtarit…”, gazetarja rrëfen ngjarjen: Si skenar filmi…

Gazetarja Klodiana Lala zbulon, përmes një postimi në “Facebook”, një ngjarje të rëndë, që prek një prej njerëzve të sistemit të drejtësisë. Gazetarja shkruan se një gjyqtari të Shkallës së Parë i kishin vjedhur makinën, ja kishin përdorur për një ngjarje dhe ja kishin kthyer sërish brenda natës. Ai vetë nuk ka qenë në dijeni të ngjarjes, por sipas Lalës, ka qenë policia që i ka shkuar në shtëpi, duke i bërë kontroll të imtësishëm, prej ku ka rezultuar se makina e tij ishte vjedhur.

“Policia troket ne dyert e nje gjyqtari te shkalles se pare. Me argumentin se i kane vjedhur makinen policia i kontrollon imtesisht shtepine. Gjyqtari nuk kishte asnje dijeni qe i ishte vjedhur makina. Por doli ne fakt qe mjetin ja kishin vjedhur, ja kishin perdorur ne nje ngjarje dhe ja kishin kthyer prape. Kjo e gjitha brenda nates. Ngjarja eshte me fakte te verteta. Por ama me duket se skenar filmi”, shkruan gazetarja Lala.