Brazili shkatërron Korenë e Jugut në miqësoren e Abu Dhabi-t (VIDEO)

Brazili është rikthyer te fitoret në duelet miqësore, duke mundur me lehtësi 3-0 Korenë e Jugut në sfidën e zhvilluar në Abu Dhabi. Serinë e golave e hapi mesfushori i Milanit Lucas Paqueta me një goditje të saktë me kokë në minutën e 9-të pas asistit të marrë nga mbrojtësi i Atletico Madrid Renan Lodi.

 

Në të 36-ën Coutinho rigjeti veten me një gol spektakolar drejtpërdrejtë nga një goditje standarde. Fitoren e Brazilit e vulosi mbrojtësi i Juventusit Danilo me një goditje të fortë nga jashtë zone. Përfundoi 3-0 për Seleçaon që i dha fund krizës së rezultateve që e kishte mbërthyer që pas triumfit në “Copa America 2019”.