“Bomba” nga Italia/ Reja merr drejtimin e Napolit, Ancelotti drejt Tottenhamit

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka me intervistën e dhënë për “Corriere dello Sport” ka shtuar edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm të Ancelotti nga Napoli. Sipas tij ai që do të largohet do të jetë strategu italian dhe jo Hysaj.

 

E menjëhershme ka qenë dhe reagimi i mediave angleze që kanë shkruar se Ancelotti po mendon për një kalim në Premier League te Tottenham. Ancelotti ka drejtuar më herët Chelsean në Premier League dhe njeh gjuhën dhe mentalitetin e këtij kampionati.

Kontrata i skadon në vitin 2021 me Napolin, por marrëveshja për t’u larguar mund të arrihet me skuadrën italiane. Nuk mund të përjashtohet as mundësia që drejtimin e Napolit ta marrë Edy Reja deri në fund të sezonit, që do të ndryshonte krejtësisht të ardhmen e Hysajt.