BE kritikon SHBA: Pushtimi i Palestinës është i paligjshëm

BE-ja kritikon vendimin e administratës amerikane, që i cilësoi të ligjshme, vendbanimet izraelite në territorin e Palestinës. Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme, Federika Mogerini, publikoi një deklaratë, në të cilën konfirmon qëndrimin e pandryshuar të Brukselit. ”I gjithë aktiviteti me vendbanimet është i paligjshëm në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe shkatërron mundësinë e zgjidhjes me dy shtete si dhe perspektivën për një paqe të qëndrueshme”. Vendimi i Shteteve të Bashkuara është dënuar dhe nga Turqia. Ministri i jashtëm, Mevlut Çavushollu, tha se asnjë shtet nuk duhet të jetë mbi ligjin ndërkombëtar.