”Air Albania”/Emri më qesharak në botë për një stadium

Ndeshja Shqipëri-Francë, në vlente për ”Euro 2020”, tërhoqi vëmendje më së fundi për gafat, thirrjet ”Rama IK” dhe sigurisht për emrin e stadiumit. Në komentet që kanë bërë bloguesit francezë për ndeshjen Francë-Shqipëri, bie në sy veçanërisht një prej tyre ku shkruhet: ”Air Albania, emri më qesharak në botë për ta vendosur një stadiumi”. Vendosja e emrit të stadiumit është tërësisht një proces me prapavijë financiare, pasi një impiant i tillë ka shpenzime të mëdha përsa i përket mirëmbajtjes, në mënyrë që të jetë gjithnjë funksional në të gjithë aspektet.