3 rrugët ku ka më shumë aksidente, policia: 20 viktima në 3 muaj

Paçka se aksionet e Policisë Rrugore kryesisht në fundjavë ndëshkojnë me qindra drejtues mjeti, numri i aksidenteve me pasojë vdekjen vijon të jetë i lartë. Në tre akse automobilistike, Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës dhe Fushë Krujë-Milot janë regjistruar më shumë se 20 viktima në 3 muajt e fundit. Sipas INSTAT, shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve fatale janë vetë drejtuesit e automjeteve. Në përkeqësimin e situatës ndikim kanë edhe këmbësorët. Gjatë muajve shtator-tetor 2019 u shënuan 42 aksidente me vdekje. 17 me shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. I lartë është trendi i aksidenteve fatale edhe për nëntorin ku raportohen 13 aksidenteve me pasojë vdekje në 18 ditë.