VIDEO/ U prek nga koret raciste të tifozëve vendas, shikoni reagimin epik të sulmuesit holandez

Racizmi është një nga çështjet më të përfolura kohët e fundit, për shkak të ngjarjeve të ndodhura kohët e fundit.

Pikërisht ky fenomen ka prekur edhe njërin nga lojtarët e Ekselsior, ditën e djeshme në kategorinë e dytë holandeze. Ahmed Mendes Moreira ishte shënjestra e tifozëve vendas të Den Bosh, të cilët nuk ndalonin me koret raciste ndaj 24-vjeçarit, për të cilin u ndërpre edhe ndeshja disa herë.

Ishte pikërisht sulmuesi që gjeti mënyrën e duhur, për t’iu mbyllur gojën tifozëve. Në minutën e 44’, Moreira shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij, dhe menjëherë këtë gol shkoi e festoi te tifozët që e kishin fyer.

Për më shumë shikoni videon: