Shaqiri mendon largimin, e duan dy klube londineze

Firma me Liverpool shihej si zgjidhja më e mirë për karrierën e Xherdan Shaqirit.

Lojtari shqiptar i kombëtares së Zvicrës ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm, kjo edhe për faktin e një dëmtimi të rëndë, që e ka lënë jashtë fushave për një periudhë të gjatë. Deri në këtë pikë të sezonit, Shaqiri ka luajtur vetëm në 3 ndeshje, duke mos arritur të bëj diferencën, kjo edhe për shkak të lëndimeve.

E nga kjo situatë, Liverpool mund të heq dorë nga shërbimet e tij dhe në merkaton e verës ta nxjerr në ankand. Diçka të tillë e konfirmojnë burime të “Football Insider” që zbulojnë se Shaqiri po mendon largimin nga “Anfield Road”.

Ish lojtari anglez, Darren Bent është i bindur se Shaqiri do të mbetet në nivele të larta të futbollit anglez dhe zbulon edhe dy ekipet që i duhen shërbimet e shqiptarit.

Mendoj se Arsenali dhe Tottenham Hotspur duhet të ofrohen për të marrë Shaqirin në skuadër. Është një lojtar i kalibrit botëror dhe mund të bëj diferencën në çdo moment. Shqetësimi i vetëm i tij janë dëmtimet, pasi alternativat për të nuk mungojnë,” deklaroi Bent.

28-vjeçari është alternativë e katërt në sulmin e “The Reds”, me Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino që e kanë “sigluar” veten në formacionin e kampionëve të Europës.

Në të tilla kushte, dy ekipet kryeqytetase mund të jenë një destinacion i mirë për Shaqirin. Nëse zgjedh Arsenalin, ish lojtari i Bayern Munich dhe Inter  do të bashkohet me shokun e tij te kombëtarja zviceriane, Granit Xhaka, edhe pse ky i fundit është shumë pranë largimit.