Reagimi i kryeministrit kur stadiumi thërret në kor “Rama ik”

Edi Rama

Thirrjet “Rama ik” i prishën festën e inaugurimit kryeministrit Edi Rama.

Surpriza e hidhur e mijëra tifozëve kundër kryeministrit, i cili përdori gjithë propagandën për këtë investim të madh, nuk është përtypur lehtë nga ky i fundit. Siç shihet edhe në foton që publikon ish kryeministri Sali Berisha, thirrjet e shqiptarëve e kanë ngrysur totalisht Ramën.

“Edvin Mafia e pësoi si Çaushesku.Ai struket i tmerruar kur stadiumi çahej dhe ushëtonte nga thirrjet e 20000 tifozëve “Rama Ik” duke përsëritur thirrjet e rumuneve per Çausheskun në dhjetor të vitit 1989. Nderim Tifozeve Kuq e Zi! E tmerruan Zografin Bis!!”, shkruan ish kryeministri Berisha.

Lexoni edhe