Pas Granitit, edhe Taulant Xhaka do bëhet baba

Taulant Xhaka do bëhet baba për herë të parë.

Futbollisti njoftoi lajmin me anë të një postimi në Instagram.

Ai publikoi një foto duke mbajtur barkun e rrumbullakosur të bashkëshortes së tij. Ndërsa Arbnora mban në duar dy çorape ku në secilën shkruhet “E dua mamin” dhe “E dua babin”.

Në përshkrimin e fotos, Xhaka shkroi: “Mami, babai dhe engjëlli ynë”.

Ndërkohë, ai u bë xhaxha pak kohë më parë. Graniti u bë baba i një vajze, më 7 tetor.