Meta: Macroni më tha që s’jam unë “djali i keq”

Teksa preku sërish çështjen e disa diplomatëve të huaj, që sipas tij shfaqin njëanësi dhe përkrahje të Ramës, presidenti i Republikës, Ilir Meta dënoi në emisionin “Open” “sulmin” e tyre të përbashkët ndaj Macronit, sa i takon negociatave.

“Po kur dolën të gjithë kundër Macronit. Macroni më tha dhe mua se nuk jam unë ‘bad guy’ (djali i keq), bëra më të mirën për Shqipërinë, por ata e dinë shumë mirë si është situata reale në Shqipëri”, deklaroi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit tha ndër të tjera se është koha që Gjykata Kushtetuese të vihet në vijë dhe se askush nuk duhet të kalojë vijën e kuqe për këtë gjë.
“Betejë në nivelet më të larta po të jetë nevoja, mbrojtje e Kushtetutës e një vendi anëtar të NATO-s. Nuk falet njeri për Gjykatën kushtetuese”, tha Meta.