Leyla Moses-Ones: Krenare për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Po zhvillohet konferenca për sfidat e NATO-s ndaj teknologjisë së informacionit ku të pranishëm janë Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane  Leyla Moses-Ones.

Kjo e fundit është shprehur se ndihet krenare për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. “Krenare për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA-së, kjo temë është me shumë ndikim në politikën e jashtme”,- u shpreh Leyla Moses-Ones.

Ndërsa Ruçi theksoi se “Shqipëria është një vend pro-perëndimor. Qëndrimet konfuze të BE-së dëmtojnë edhe NATON-n. Burokracia e BE-së nuk na dha negociatat qëndrimet konfuze të BE-së dëmtojnë edhe NATO-n. Simetria mes NATO-s dhe BE-së po na dëmton.”