Lady Gaga ka udhëhequr atmosferën në dasmën e shoqes më të mirë

Pas një periudhe të vështirë, Lady Gaga këtë fundjavë ua ka kushtuar miqve të saj më të ngushtë dhe argëtimit.

Ajo ka qenë njëra prej shoqërueseve të nuses në martesën e shoqes së saj më të mirë dhe artistes së makijazhit, Sarah Tanno.

Në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi nga çastet e kaluara të këngëtares, në ceremoninë që është zhvilluar në plazh.

(Foto: Instagram/ladygaga)

Gaga kishte zgjedhur një fustan ngjyrë rozë, ndërsa për ta kombinuar veshjen e saj i kishte ngjyrosur edhe flokët me këtë ngjyrë.

Këngëtarja i ka publikuar edhe disa video nga atmosfera e dasmës, ndërsa më pas e ka ndërruar fustanin.

“Dy prej miqve të mi më të mirë sapo janë martuar. Është koha për t’u kënaqur”, kishte shkruar Gaga në një publikim