Krahasimi epik i Cekës për Ramën: I ngjan skulpturës prej druri të Kristaq Ramës për Haxhi Qamilin

Politikani, Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Haxhi Qamilin dhe skulpturën e tij.

Më ka prekur më shumë ky fjalim (i Ramës në parlament të premten) para njerëzve që përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë, burrat më të shquar të kombit, gratë më të shquara të vendit, intelektualë të paparë ndonjëherë. Kanë një figurë që i ngjan gjithmonë e më shumë, ai thotë Ismail Qemalit, por Haxhi Qamilit. Qoftë nga gustot, stili i të veshurit, pamjen e fundit që e ka përjetësuar Kristaq Rama. Një statujë prej druri ulliri, kanë prerë një ulli në Zharrë dhe kanë bërë Haxhi Qamilin”, u shpreh Neritan Ceka.