Braçe akuzon FSHF për biletat dhe fyen tifozët: Jeni një tufë idiotësh

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj tifozëve që dje thirrën “Rama ik” në ceremoninë e inaugurimit të stadiumit të ri kombëtar. Duke sulmuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, Braçe nuk i kursen fyerjet ndaj tifozëve.

Reagimi plotë i zv/kryeminisrit Erjon Braçe 

Ha ha ha ha ha!
Ky eshte tipikisht qesharak! Pasi na mundi ne rruge, i perdori te gjitha, guret, pllakat, shashkat, kapsollat, molotovet dhe na mundi; Pasi na mundi ne 30 qershor ne zgjedhje, bojkotoi por jo tamam, shkoi me zjarr e dogji qendra e materiale votimi, numeroi cdo shqiptar qe nuk eshte ketu prej 25 vitesh dhe e mblodhi, pastaj e shumezoi sic ai vete di dhe, Mi dolen 85%, duke na mundur 85 me 15%;

Tani, na mundi edhe ne stadium, mblodhi nje tufe me idiote qe fubollin e dine aktivitet partie, ju dha biletat ne grup qe si gjeti kush i kerkoi individualisht per dite me rradhe, i beri te kendojne me meditje Rama Ik dhe me kenge na mundi perseri!

Tre here fitore brenda vitit! Lu(L)m si ky e si keta!

Thane qe stadiumi eshte grabitje, thane qe stadiumi eshte shkaterrim i memorjes historike te Tiranes, thane qe stadiumi nuk do behej, madje kercenuan dhe kompanine ndertuese e arkitektin patjeter, thane qe stadiumi eshte i shemtuar dhe, i fituan te gjitha ne nje!

Ej, zgjohu or qyq! Stadiumi u be, ti humbe dhe aty!
Stadiumi u be dhe qytetareve nuk u kushtoi asnje qindarke, zero!

I ka dhene Tiranes jo vetem nje stadium futbolli por ekonomi, nese do dine ta ngrene e mbajne. Sic Elbasanit, sic Shkodres, sic Kukesit tani! Ej, a e mban mend! Ishte nje mashtrues plak qe kete stadiumin e beri ne 100 vjetorin e pavaresise! E qau! E beri! Kane te drejte kur thone qe ti nuk ke turp! Ju!

Thirrjet “Rama ik”/Socialistët ankohen për sabotim: Në stadium duhet të ishin vetëm tifozë të PS!