30 vjeçari shkon me plagë në spital, ja dyshimet e para

Një 30-vjeçar ka shkuar me plagë në këmbë në spitalin e Shkodrës.

Policia njofton se shtetasi D. L. 30 vjeç, rreth orës 17:30 është paraqitur në spital me dëmtime në këmbë, që dyshohen të jenë brë me mjet prerës.

“Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D. L. 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij”, informoi policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.