Tërmet në Tiranë

Qyteti i Tiranës u lëkund nga një tërmet me magnitudë 3.6 ballë në orën 10:10. Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë qytetit të Bulqizës rreth 16 km larg saj dhe 23 km larg Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Durrësit.

Lëkundjet kanë krijuar panik te qytetarët, pasi rreth dy muaj më parë, më 21 shtator Tirana u godit nga një tërmet i fortë 5.8 ballë, që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.