Tare: Stadiumi më i bukur në Ballkan, por kam nostalgji për “Qemal Stafën”

Igli Tare është një nga të ftuarit specialë për duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Francës. Ish-sulmuesi e ka cilësuar si stadiumin më të bukur në Ballkan.

 

“Është bukur kur mblidhemi herë pas here të gjithë së bashku dhe kujtojmë kohët e vjetra. Në fakt unë jam gjithmonë i gatshëm kur ka të tilla moment që na bëjnë bashkë. Kam nostalgji për Qemal Stafën duke qenë se një pjesë e mirë e karrierës sime lidhet me atë stadium. Mendoj se është stadium më i mirë në Ballkan me aq sa kam parë.

Mungesa në Globe Soccer Awards? Duhet punë, vullnet dhe sakrificë për të arritur deri aty. Jam i lumtur që arrij të përfaqësoj dhe Shqipërinë në të tilla nivele e për ketë ndihem shumë krenar”, u shpreh Tare.