Shpërthen rrjeti: Inagurohet stadiumi kombëtar me “Rama IK”

Pas thirrjeve “Rama IK” në ceremoninë e stadiumit të ri kombëtar, në rrjetet sociale nuk e quajnë me “Air Albania Stadium”, por stadiumi “Rama IK”.

Ishte një hapje madhështore ajo e “Air Albania Stadium”, por gjithsesi tifozët kanë shpërthyer në thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.

Sikurse mund të dëgjohet edhe në video, në kor, tifozët thërrasin “Rama ik”, në momentin kur në stadium fiken dritat dhe ndizen dritat e celularëve, një simbolikë kjo e përdorur edhe gjatë protestave të PD-së, ku protestues te shumte, ndriçuan bulevardin me dritat e celulareve, shkruan TCH.

LEXONI EDHE…

Socialistët ankohen për sabotim: Në stadium vetëm me tesera të PS!

Ndeshja Shqipëri-Francë, si protestë politike. Parrulla “Rama Ik” dhe “Drejtësi për Astritin”