Rama e akuzon se po del kundër ndërkombëtarëve, diplomati i SHBA vlerëson Metën

Presidenti i vendit, Ilir Meta  është takuar sot në Tiranë me diplomatin e lartë të SHBA, ambasadorin e posaçëm për liritë fetare, Sam Brownback në Tiranë.

Në një mesazh në Twitter, ambasadori i SHBA shprehet se ndjehet i nderuar që është takuar sot me kreun e shtetit shqiptar.

Takimi mes kreut të shtetit dhe diplomatit të SHBA vjen në kohën kur kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të profilit më të ulët në PS thotë se qëndrimet e kreut të shtetit për Gjykatën Kushtetuese janë kundër SHBA dhe BE.

Pas takimit me ambasadorin, Presidentit Meta shkroi në rrjetet sociale, se “SHBA janë gjithmonë një kampion i lirisë dhe drejtësisë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane”

Konferenca ndërkombëtare, do të zhvillohet nesër në Tiranë nën kujdesin e Presidentit të Republikës në bashkërendim me Departamentin Amerikan të Shtetit me pjesëmarrjen e disa krerë shtetesh dhe parlamentesh nga rajoni, drejtues të bashkësive fetare në vend dhe nga rajoni, teologë, studiues dhe mjaft personalitete, të cilët do të diskutojnë mbi këtë temë të rëndësishme të frymëzuar edhe shembulli unik i bashkëjetesës, harmonisë dhe tolerancës fetare në Shqipëri.