Portugalia siguron kualifikimin, Ronaldo shënon golin e 99-të (VIDEO)

Portugalia ka siguruar një vend në fazën finale të “Euro 2020” pas fitore 2-0 të marrë në fushën e Luksemburgut. Fernandes zhbllokoi rezultatin në minutën e 39-tëm ndërkohë që Cristino Ronaldo shënoi 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Ky ishte goli i 99-të me kombëtaren shqiptare.

 

Grupi kryesohet nga Ukraina, që e kishte siguruar më parë kualifikimin dhe që ka marrë një barazim 2-2 në fushën  e Serbisë pasditen e sotme. Serbët e kanë mbyllur grupin në vendin e tretë dhe do të kërkojnë të presin një biletë për në Europian në fazën playoff, ku janë kualifikuar si fitues të Grupit C4 të Nations League.