Policia operacion në Nikël, 2 persona të arrestuar për kanabis

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Krujë në vijim të operacionit “Lokalizimi” në fshatin Nikël, Krujë, u bë kapja dhe ndalimi edhe i dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim: A. B., 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe G. N., 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.

Pas hetimeve proaktive të kryera nga Policia e Pukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj., (i arrestuar 2 ditë më parë) dyshohen si autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndodhur  në vitin 2018 në Fushë Arrëz , si dhe për  “Armëmbajtje pa leje”.