Nesër në Shkup mbahet forumi ministror “BE – Ballkani Perëndimor”

Forumi Ministror – BE Ballkani Perëndimorë për drejtësi dhe punë të brendshme do të mbahet ditën e hënë dhe të martën në Shkup, si pjesë e Presidencës finlandeze me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Dita e parë e konferencës do t’i kushtohet sektorit të drejtësisë, dita e dytë sektorit për punë të brendshme dhe në këtë aktivitet do të marrin pjesë Komisionerët Evropian për Drejtësi dhe Migrim, Vera Jurova dhe Dimitris Avramopoulos.