Kryengritja në Iran përhapet në 75 qytete

Teksa kryengritja në Iran përhapet në 75 qytete, protestuesit e rebeluar në qytetin Robat Karim – në jug të Teheranit – morën nën kontroll bashkinë e qytetit, duke i detyruar forcat shtypëse të policisë t’ia mbathnin. Protestuesit e rinj u kanë vënë flakën qendrave të shtypjes dhe plaçkitjes në qytet, duke përfshirë 12 banka.

Protestuesit në Tehran Pars kthyen përmbys një autobus policie dhe ia vunë flakën. Bashkia e qytetit Salehiye në Teheran u sulmua nga rebelë të rinj. Protestuesit, duke thirrur “Vdekje për Bassiji” sulmuan dhe dogjën Bankën Kosar Pazand, një tjetër qendër plaçkitjeje e regjimit. Në lagjen jugore Mallard të Teheranit, protestuesit i vunë zjarrin një stacioni nafte.

Protestuesit në Khorramabad sulmuan radio-televizionin e regjimit në qytet dhe thyen të gjitha dritaret atje. Ata u vunë zjarrin disa bankave shtetërore ose ua thyen dritaret.

Protestuesit në qytetet e mëdha Shiraz dhe Isfahan kanë bllokuar sheshet kryesore dhe kanë ndezur zjarre. U është vënë flaka dy bazave të Bassij (forcave paraushtarake të regjimit) në Rrugën Khayam në Shiraz. Në Shahin Shahr të Isfahanit, njerëzit thërrisnin, “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë.”