Dikur ishin heronj në fushë, legjendat e kombëtares të gjithë në kafe së bashku para Francës

Shqipëria do të luajë një ndeshje të rëndësishme sonte ndaj Francës në stadiumin e ri “Air Albania”. Shumë figura të njohura pritet të jenë të pranishme në këtë inaugurim të stadiumit, ku nuk do të mungojnë as disa nga legjendat kuqezi.

Pasi i kanë dhënë fund futbollit të luajtur, legjendat e Shqipërisë gjejnë përsëri kohë për njëri-tjetrin.

Ervin Fakaj, Foto Strakosha, Altin Haxhi, Geri Çipi, Erion Bogdani, Ervin Skela, Klodian Duro, Alban Bushi, Igli Tare dhe Florian Myrtaj, kanë gjetur kohë të takohen me njëri-tjetrin, teksa në një foto të postuar nga Klodian Duro, në “Instagram”, shihen disa nga legjendat kuqezi duke konsumuar kafe së bashku.