Çlirimi i Tiranës, Braçe zbulon bashkëpuntorët me armikun!

Gjatë fjalës që mbajti për 75-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, zv/ kryeministri Erjon Braçe nuk la pa përmendur dhe sulmet e partive të opozitës.
Braçe u shpreh se për interesa të ngushta dhe për pak pushtet i kanë shpallur luftë SHBA, Britanisë, Francës dhe të gjithë Perëndimit.

“Dua të përmend edhe njëherë se ka pasur qeveri që kanë bashkëpunuar me fashizmin në këtë vend. Këto qeveri të quajtura shqiptare që vareshin nga pushtuesi i shpallën luftë SHBA, Francës, Britanisë, etj. Sot ata po përsërisin veten.

Sot për interesa partiake, dhe për pushtet, i shpallin sot luftë Francës, SHBA dhe gjithë perëndimit. Thjesht dhe vetëm se duan pushtet.

Edhe atëherë kur pushteti u bë bashkë me fashizmin, sot u bënë kundër vendit. Sa herë duan pushtet, i bëjnë dëm popullit dhe shmangin drejtësinë që i shërben njerëzve të zakonshëm dhe që i vë të gjithë të barabartë para ligjit.

Ata e meritojnë nderin dhe respektin tonë që dhanë jetën për këtë vend. Për flasim dhe Atdhe, meritojnë nder dhe respekt.

Respekt të gjithë qytetarët e Tiranës që u bënë bashkë dhe luftuan fashizmin. Kush ka bërë zgjedhje që të jetë me fitimtarët, aty e ka vendin, në mbështetje të heronjve. Ata të tjerët të kërkojnë ndjesë për zgjedhjet që bënë këtu e 80 vite më parë” tha Braçe.