Braimllari: Ardian Dvorani nuk duhet të ishte në KED, 90 milionë të padeklaruara

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari deklaron se Ardian Dvorani nuk duhet të ishte pjesë e KED, për shkak të pasurisë së pajustifikuar që ju verifikua gjatë Vettingut.
“Edi Rama nërpëmjet ushtarit të tij, kryetarit të KED-së, Ardian Dvoranit i cili nuk duhet të ishte aty, emëroi anëtaren e GJK. Dvorani ka kaluar vettingun me 90 milionë lekë të pa deklaruara.

Nga ana presidentit po kryen të gjitha aktet që të krijohet një Gjykatë Kushtetuese e pavarur. Pse kërkon Edi Rama ta shkatërrojë, sepse tmerri i vërtetë i Edi Ramës është një Gjykatë Kushtetuese e pavarur, sepse do merren vendime me koncesionet që jep Edi Rama. Edi Rama nuk mund ta bllokojë dot Gjykatën Kushtetuese”,- tha Braimllari në një intervistë për Fax News.
Ai shtoi se “kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, që janë Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj dhe të tjerë, të cilët kërkojnë që të shkatërrojnë një herë e mirë sistemin e drejtësisë në vend, sepse janë të tmerruar nga Gjykata e pavarur. Janë një grup që zatojnë porositë e dhëna nga Edi Rama. Këto të gjithë do të jenë në proces, sepse të gjithë kanë shkelur ligjin. Nuk mundet që t’ja falë njeri këtë që po i shkaktojnë vendit. Është e turpshme, po përdoren institucionet shtetërore për interes personal të Edi Ramës”.