Basha, homazhe për Çlirimin e Tiranës

Sot Tirana feston 75-vjetorin e çlirimit të saj. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar këtë ditë të shënuar për kryeqytetit përmes homazheve të bëra te memoriali i ish-të përndjekurve politikë.

Basha, i shoqëruar dhe nga demokratë të tjerë, ka mbajtur homazhe te memoriali para Institutit të të Përndjekurve Politikë.

Nën tingujt e himnit kombëtar, Basha është përkulur në shenjë nderimi para memorialit, ku ka vendosur edhe kurora me lule.