Trajneri i Kosovës befason: Sfida me Anglinë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut

Ne letër sfida me Anglinë nuk ka asnjë vlerë për Kosovën, por nuk mendon kështu trajneri Bernard Challandes. Në konferencën për shtyp para mediave kosovare, ai është shprehur se do të jetë një duel i rëndësishëm para sfidës me Maqedoninë e Veriut.

 

“Për mua është një ndeshje shumë shumë e rëndësishme, sepse me këtë mbyllet xhiroja kualifikuese dhe është e rëndësishme para lojës me Maqedoninë. Para kualifikueseve, nëse ju kujtohet, ju thosha se ato do të na shërbejnë për të bërë përvojë dhe përparim. Kjo ndeshje është mundësi e mirë për të bërë më shumë përvojë. Për ne do të jetë një ndeshje e mrekullueshme”.

Anglia me shumë potencial: Anglia ka potencial të jashtëzakonshëm sulmues, shënon shumë gola, duke fituar 7-0, 6-0 dhe 5-0. Për ne mbetet një sfidë e pabesueshme. Si trajner, mund ta shijoj këtë lojë. Kjo është ndeshja e 1001-të për Anglinë, ndërsa për ne është e 29-ta . Ata kanë më shumë përvojë se ne.

Mungesa e Sterling? Për ne nuk është lajm i mirë. Është dyfish lajm i keq. Ai është një prej më të mirëve në botë në pozitën e tij. Por, ata nuk kanë vetëm atë. Ata kanë lojtar tjerë shumë cilësorë. E kam parë edhe Rashfordin, Sanchon dhe Abrahamin, Anglia ka shumë lojtarë të mirë, luan apo jo Sterlingu”, tha trajneri i Kosovës.