Taylor Swift kërkoi ndihmën e kolegëve, Justin Bieber e ironizon

Taylor Swift deklaroi se e ka të pamundur të performojë këngët e saj të vjetra, për shkak se ish-kompania me të cilën bashkëpunonte nuk ia lejon, ndaj iu kërkoi artistëve që menaxhohen nga ajo kompani të reagojnë në lidhje me çështjen në fjalë.

Kështu Justin Bieber nuk vonoi dhe reagoi në Instagram, ku postoi një artikull të TMZ, që paraqet versionin e kompanisë Big Machine Label dhe hedh poshtë variantin e këngëtares.

Në artikullin e TMZ, shkruhej se Taylor Swift ka 100 për qind të drejtë të performojë këngët e saj të vjetra, dhe theksohej se deklarata e Swift kishte shkaktuar tek ta shumë konfuzion pasi ata nuk kanë të drejta ligjore ta ndalojnë një gjë të tillë dhe të dy palët e dinë këtë.

Bieber, i doli kështu haptaz kundër koleges, në dallim nga ish e dashura e tij, Selena Gomez e cila e mbrojti publikisht.